INFORMACIONETE QYTETIT TE ADDISONIT

Mirese vini ne qytetin e Addisonit

Informacionet e meposhtme jane te rendesishme per t`u ditur nga te gjithe banoret tane. Ne qofte se ketu nuk gjeni pergjigje per te gjitha pyetjet tuaja, ne jemi gjithmone te gatshem t`ju ndihmojme. Ju lutem telefononi Village Hall ne numrin 543-4100, ose mund te na dergoni mesazh ne adresen elektronike voa@addisonadvantage.org.

Per informacione rreth fushave te tjera te komunitetit, ju lutem ndiqni faqen e meposhtme.

RREGULLAT E ZOTERIMIT TE HAPESIRES

Qyteti I Addisonit kerkon standartet minimum te hapesires, perdorimit dhe percaktimit te hapesires per jetese ne nje banese.

Te gjitha banesat per te jetuar duhet te kene te pakten 200 kembe katror siperfaqe per nje banor, dhe te pakten 100 kembe katror shtese per cdo banor tjeter.( Femijet nen moshen 1 vjec jane te perjashtuar nga ky rregull; femijet e moshes 1 deri 11 konsiderohen gjysem banor per hapesiren qe duhet te zoterojne.)

Dhoma fjetese per nje banor duhet te kete nje hapesire prej te pakten 70 kembe katror. Dhomat fjetese per me shume se nje banor, duhet te kene te pakten 50 kembe katror per cdo banor.

Eshte plotesisht e ndaluar te perdoret per gjume hapesira e guzhines, korridorit, dollapeve, bazamentit, depove, hapesirave publike, dhomes se ndenjes apo te ngrenies.

Ne qofte se ndonje dhome per qellim banimi eshte e mbipopulluar, kodi fiscal mund te urdheroje qe numri I personave qe jetojne apo flene ne ate banese, te reduktohet.

RREGULLAT E ZOTERMIT TE HAPESIRES SE SHTEPISE

Zoterimi I nje biznesi te vogel jashte shtepise se banimit, konsiderohet si zoterim I shtepise. Zoterimi I shtepise do te qeveriset nga rregullat e meposhtme:
Leja per zoterimin e hapesires se shtepise, mund te perfshije cdo element te meposhtem.

Zoterimi I hapesires se shtepise nuk mund te perdoret (por kjo nuk eshte e kufizuar) per qellime si te meposhtmet:

Zoterimet e lejuara per hapesirat e shtepive duhet te ndjekin rregullat e meposhtme:

 

HEDHJA E VAJRAVE TE NDRYSHME TE SHTEPISE

 

Hedhja e dhjamit, vajit, dhe pislleqeve me permbajtje vaji me lavamanet ose nevojtoret e banesave eshte e ndaluar nga Bashkia e Addisonit. Kapitulli 23, Seksioni 23-32(b) I kodit te Addisonit thote se nje person nuk mund te hedhi nje substance solide ose viskoze e cila mund te shkaktoje dem ne tubat e ujrave te zeza ose ne organizmin e perpunimit te ujrave te zeza.

 

Restorantet, fabrikat ushqimore, dhe biznese te tjera vrojtohen nga Bashkia e Addisonit. Per keto biznese eshte e detyrueshme te instalojne dhe te mirembajne kulluese te posacme per keto substanca si dhe pajisje per trajtimin e tyre ne menyre qe tu permbahen rregullave te zones. Departamenti Industrial dhe stafi laboratoric bejne inspektime dhe vrojtime te shpeshta ne menyre qe rregullat te zbatohen.

 

Addisoni dhe zona te aferta, po vene re qe sasi jo te pakta vaji dhe dhjami po vine nga shtepi private me nje ose me shume familje.

EFFEKTE TE DEMSHME TE SUBSTANCAVE TE VAJIT

Vaji I hedhur ne sistemin e ujrave te zeza mund te shkaktoje disa probleme mekanike dhe ambienti si te meposhtmet:

HAPA QE MUND TE MERREN

Banoret mund te ndihmojne ambientin duke marre parasysh disa gjera perpara se te hedhin poshte substancat vajore:

LIDHJE TE PALIGJSHME

Pompa permbledhese kryesore e ujit duhet te shkarkohet jashte shtepise dhe ne nje largesi te mjaftueshme qe uji e derdhet larg nga ndertesa dhe te mos qendroje ngjitur me murin kryesor.

Pompat shkarkuese te ujit nuk duhet te lidhura sistemet e tjera shkarkuese (sisteme sanitare) ne shtepi. Ne te kunderten, keto lidhje jane te paligjshme dhe pergjegjesit gjobiten.

LEJET PER NDERTIM / LEJET E SHPEJTA

Lejet per ndertim jane te detyrueshme per pjesen me te madhe te ndryshimeve ne shtepi, perfshire ketu instalime te reja apo zevendesimeve te objekteve te meposhtme si: ballkone; kopeshte; pishina; depo; garazhe; pjesa perpara shtepise per parkimin e makinave; gardhe; shtese dhome apo struktura te tjera. Pjesa me e madhe per ndryshime ne shtepi, pervec shtese ne ndertimin e shtepise apo garazhe, mund te marrin leje me process te perhershem.

Lejet nuk jane te detyrueshme per riparimin e cative apo rrethimin prane shtepive, pervec rasteve kur keto riparime kerkojne ndryshime te struktures rreth e rrotull.

Per lejet duhet aplikuar tek Departamenti I Zhvillimeve te Komunitetit, ndertesa Division ne ndertesen e Bashkise (Village Hall). Zyra eshte e hapur nga e hena ne te premte nga ora 8 e mengjesit deri ne 5 te mbremjes.

Personi qe aplikon per leje duhet te sjelle keto dokumenta:

Lejete ne pergjithesi kerkojne 5-10 dite pune per te ripare plotesisht projektin, dhe ndonjehere edhe per ndonje ndryshim te kerkuar, perpara se leja te aprovohet. Eshte e keshillueshme te jepet kohe e mjaftueshme per marrjen e lejes, perpara dietes qe ju doni te filloni ndertimet. Eshte me mire qe te siguroheni plotesisht qe leja juaj eshte aprovuar, perpara se te filloni te blini materialet e ndertimit.

Ne qoftese ju plotesoni kritere te caktuara, ju mund te aplikoni per Leje te Shpejte Proceseve per projekte te vogla si kende ndenjeje ne kopshte, depo, etj.
Telefononi Departamentin e Zhvillimeve te Komunitetit - ndertesa Division ne numrin 693-7530 per te lene nje takim per ditet e marta dhe te enjte nga ora 8 - 11 te mengjesit. (Takimet e percaktuara jane te detyrueshme)

KERKESA TE PERGJITHSHME PER PROJEKTE TE JASHTME PERFSHIJNE

KERKESA TE PERGJITHSHME PER PROJEKTE TE BRENDSHME PERFSHIJNE:

Kerkohet, gjithashtu, plotesimi I kompletuar I nje aplikimi qe bene te njohur pronarin e prones, kush do te beje ndertimet, dhe kush aplikon per te marre lejen e domosdoshme per projekte te punimeve te brendshme dhe te jashtme. Te gjitha projektet kerkojne qe kontraktoret e punesuar per catite, instalimet dhe kanalizimet, te kene licensen e duhur nga shteti I Illinois-it.

Ka pasur raste kur leja per projekte ndertimi jane refuzuar sepse keto ndertime te propozura nuk kane qene sipas rregullave te planit zonal, te ndertesave ne perghithesi apo planit te permbytjes.
Keshilli I Rregullimit te Zones ben te njohur se rregulla te njejta nuk kane te njejtin efekt ne te gjitha pronat, prandaj eshte krijuar nje procedure e vecante per te krijuar nje lehtesim te madh nga termat strikt te Rregullores per pronaret e pronave te caktuara, per te cilet rregullorja ka imponuar rregulla shume te ashpra ose veshtiresi te ndryshme.Kjo procedure njihet si nje perjashtim. (variance)

Procedura e perjashtimit kerkon nje aplikim dhe pagese te vecante dhe ne pergjithesi merr rreth 90 dite per t`u realizuar. Procesi kerkon nje degjim publik perpara Bordit te Ankimit te Zones. Aplikantet duhet te paraqesin fakte qe ata kualifikohen per nje perjashtim sipas kritereve te rregullores.

Per me shume informacion rreth perjashtimeve, kontaktoni Departamentin e Zhvillimeve te Komunitetit ne numrin 543 - 4100 linja 7538.

REGJISTRIMI PER VOTIM / ABSTENIMI I VOTIMIT

Te gjithe qytetaret e moshes 18 vjec e lart, te cilet jetojne per me shume se 30 dite net e njejten adrese kane te drejte per te votuar. Per votimin e tyre per 30 ose me shume dite, mund te regjistrohen per votim. Regjistrimet pranohen ne zyren e Village Clerk, ne ndertesen e bashkise se Addisonit (Village Hall). Reghistrimet nuk pranohen 30 dite perpara, ose dy jave pas cdo dite zgjedhjeje.

Per regjistrim kerkohen dy mjete indentifikimi, duke perfshire nje mjet identifikimi me fotografi dhe nje me adresen aktuale.

Per me shume informacion, kontaktoni zyren e Village Clerk, ne numrin 630/693-7501,
Ose kontaktoni Komisionin e Zgjedhjeve te Du page-it ne numrin 630/682-7440.

KAFSHET SHTEPIAKE

Nuk ka pagese per licensat per macet dhe qente. Secili pronar I ketyre kafsheve duhet te kete te regjistruar ne license numrin e vaksinimit qe esht4e bere tek ajo kafshe per mbrojtjen kunder terbimit. Qente mbi 6 muajsh duhet te kene license. Licensat per macen duhet te merren Brenda dhjete diteve te para te cdo viti, ose Brenda dhjete diteve qe beheni pronar ose mbajtes I maces. Nuk lejohen te mbahen me shume se dy mace ose qen mbi moshen kater muajshe, per shtepi. Qente dhe macet nuk lejohen te vrapojne ne grupe. Ne qofte se nje qen ose nje mace jane kapur nga bashkia, pronari ka tre dite kohe per ta liruar kafshen, duke paguar te gjitha faturat, duke perfshire dhe pagesen per license dhe gjoba te tjera sic jane: hera e pare, 5 $ per cdo dite; heren e dyte, 10 $ per cdo dite. Nje pagese per mirembajtjen, prej 1 $ ne dite
eshte e percaktuar per te mbular shpenzimet e kapjes se kafshes. Pronaret e qenve dhe maceve jane pergjegjes per heqjen e cdo depozite ose jashteqitjeje shkaktuar nga kafshet e tyre ne ambjente publike ose private.

HEQJA E DEBORES

Pas nje renie te debores dy inc, parkimi eshte I ndaluar ne rruget ku shenjat "Snow Route" jane te pranishme, derisa debora eshte pastruar nga personat pergjegjes per kete gje. Ne qofte se bie kater inc ose me shume, parkimi eshte I ndaluar ne te gjitha rruget derisa debora eshte pastruar. Personat qe shkelin keto rregulla te parkimi do tu ngrihen dhe merren makinat nen koston e vete shkelesit.

Eshte e paligjshme te hedhesh debore ose akull drejt pompes se ujit (qe perdoret nga zjarrefikesit), drejt nje shenje rregullatore rrugore, drejt trotuarit ku kalojne kembesoret, ose drejt rruges se makinave. Pronaret e nje apartamenti ose te nje ndertese me shume apartamente ne te, jane pergjegjes per pastrimin e parkimeve qe jane jashte rruge brenda 12 oreve pas renies se nje debore kater inc. Ata qe nuk I zbatojne keto rregulla mund te gjobiten.

Megjithese nuk eshte e detyrueshme, banoret jo vetem qe inkurajohen te ndihmojne policine dhe zjarrfikesit, por ne te njejten kohe mund te ti sherbejne edhe vetvetes duke pastruar deboren afer pompes se ujit per zjarrfikesit per nje lehtesim te gjetjes se pompes ne rast zjarri, si dhe gjithashtu duke pastruar numrat dhe kutite postare te shtepive per te lehtesuar gjetjen e adreses ne rast emergjence.

LEJE E TRANSFERIMI TE PRONAVE

Perpara se leja e prones mund te ndrohet nga nje person ne nje tjeter, kater gjera duhet te plotesohen ne zyren e bashkise (Collection Office at Village Hall):

  1. Nje lexim I fundit dhe pagese e fatures se fundit per ujin duhet bere. Leximi I fundit mund te rregullohet duke I rene numrit: (630)543-4100, ext. 7572.
  2.  Nje certifikate qe verteton gjendjen e rregullt te sistemit te ujrave te zeza, jo me e vjeter se 6 muaj perpara se te firmosen letrat e pronesise. Kjo kerkese behet qe te plotesohen rregullat e bashkise dhe gjithashtu te plotesoje kerkesat e Aktit Te Ujit Te Paster 1977 (Clean Water Act 1977). Ky inspektim mund te behet duke marre ne telefon Departamentin e Sherbimeve Te Ambientit (Environmental Services Department) ne (630)279-2140, te pakten dy jave perpara tranferimit te prones.
  3. Shitesi duhet te japi nje kopje te Deklarates se Transferimit Te Prones (ngjyre jeshile, forma PTAX-203 ose PTAX203A).
  4. Nje vertetim transferimi per taksat duhet te blehet. Blerja e ketij vertetimi eshte pergjegjesia e bleresit te pronesise, e cila kushton $1.25 per cdo $500 te cmimit te blerjes.

Arsyeja per inspektimin eshte qe te siguroje zbatimin e rregullave te bashkise si dhe Aktin e Ujit te Paster te 1977-es; Ne kete menyre duke ulur shansin e mbingarkimit te linjave te ujrave te zeza si dhe rrezikun e permbytjes se kateve te nendheshme, duke ulur edhe koston e mirembajtjes se ujrave te pa-intoksikuara. Inspektimi eshte falas dhe zakonisht zgjat vetem 20-30 minuta.

Ju lutemi te lidheni me Sherbimet e Ambienteve (Environmental Services) ne (630)279-2140 te pakten dy jave perpara mbarimit te kontraktes se shitjes.
Disa operacione bankare qe u perkasin pronave nuk kane detyrime taksore, megjithate leje e transferimit te pronave me koston $0.00, duhet te merren nga zyra e bashkise. Dokumentet e meposhtme duhet te jene te gatshme perpara se detyrimi taksor $0.00 te jepet:

  1. Nje kopje e firmosur dhe e notarizuar e kontrates per bashkine.
  2.  Nje lexim I fundit dhe pagese e fatures se fundit per ujin duhet bere. Leximi I fundit mund te rregullohet duke I rene numrit: (630)693-7572.
  3. Nje certifikate qe verteton gjendjen e rregullt te sistemit te ujrave te zeza, jo me e vjeter se 6 muaj perpara se te firmosen letrat e pronesise. Kjo kerkese behet qe te plotesohen rregullat e bashkise dhe gjithashtu te plotesoje kerkesat e Aktit Te Ujit Te Paster 1977 (Clean Water Act 1977). Ky inspektim mund te behet duke marre ne telefon Departamentin e Sherbimeve Te Ambientit (Environmental Services Department) ne (630)279-2140, te pakten dy jave perpara tranferimit te prones.
  4. Nje certificate e bashkise se Addisonit, e plotesuar dhe e firmosur, e cila verteton mos-detyrimin per taksat.

Per informacion te metejshem per Lejet e Transerimit te Pronave mund te na kontaktoni ne: (630)693-7564.

PANAIRET E PUNEVE (CDO MUAJ)

Bashkia e Addisonit dhe Rotary Club of Addison organizojne nje panair punesh te merkuren e fundit te cdo muaji, ne katin e pare te nderteses se bashkise se Addisonit. Personat qe duan te perdorin kete rast per te gjetur pune duhet te jene te pregatitur te shperndajne rezumete e tyre, ose te jene te gatshem te mbushin aplikimet per pune.

RREGULLA TE PARKIMIT

Parkimi ne ane te rruges ne Addison eshte I ndaluar midis oreve 2 (am) dhe 5 (am) te mengjesit. Shkelesit e ketyre rregullave do te gjobiten. Ne qofte se dicka jo e zakonshme ndodh, si per shembull riasfaltim I parkimit, e cila e ben parkimin ne rruge te nevojitshem, kontaktoni departamentin e policies se Addisonit ne: (630)543-3080 per te kerkuar leje parkimi.

OFENDUESIT SEKSUALE

Per fotografi dhe informacion per kriminelet qe jetojne ne Addison, qe kane kryer krime per arsye te seksit, klikoni ne kete adrese: www.addisonpoliceillinois.org

ORARI FEMIJEVE DHE ADOLESHENTEVE

Personat nen 17-vjec duhet te jene ne shtepi brenda ores 23:00 nga e Diela deri ne te Enjte, dhe brenda mesnates te Premteve dhe te Shtunave. Keta mund te jene jashte shtepie jashte ketij orari vetem ne qofte se I shoqeron ndonje I rritur. Personat qe I shkelin keto rregullamund te merren ne pyetje nga policia e Addisonit.

LEJET E QARKULLIMIT TE MAKINAVE

Te gjitha makinat e banoreve duhe te tregojne nje stampe te vlefshme te lejes se qarkullimit te marre nga bashkia e Addisonit. Stampat jane te vlefshme nga 1 shtatori deri ne 31 gusht.

Banoret e rinj duhet te sjellin regjistrimin e makines duke treguar nje adrese te Addisonit kur aplikojne per stampen e lejes se qarkullimit per here te pare ne zyren bashkise (Village Hall Collection Office). Te gjithat te dhenat per aplikimin e ri mund te gjenden tek vendi I regjistrimit.

Dokumentat e rinovimit te lejes dergohen me poste cdo vere. Per ta rinovuar lejen me poste, verifikoni saktesine e informacionit, fusni pagesen e duhur, dhe I dergoni me zarfin e perfshire.

Dokumentat e rinovimit mund te dorezohen edhe ne kutine postare te bardhe qe ndodhet perballe nderteses se bashkise se Addisonit.
Pagesen mund ta beni vete ne zyren e bashkise (collection office); Visa dhe MasterCard pranohen.

Makinat qe nuk tregojne stamp te vlefshme deri ne 15 tetor mund te gjobiten nga policia e Addisonit. Kushdo qe do te bleje nje stampe pas 15 tetorit do te paguajne 5 dollare me shume. Pas 1 nentorit, duhet te paguajne 10 dollare me shume.

Personat e moshuar, te paralizuarit, veteranet dhe personeli aktiv I forcave ushtarake duhet te paraqisin vertetim te statusit te tyre. Per te marre ulje cmimi si I moshuar, pronari I automobilit duhet te jete 65 brenda ose perpara 1 Janarit te vitit te ardhshem. Te paralizuarit duhet te kene nje targe makine specifike per ta, ne menyre qe te marrin ulje te cmimit per stampen e lejes se qarkullimit te makines.

Ulje e cmimit mund te behen vetem me nje automobil per person. Ne qofte se nje person zoteron me shume se nje makine, ulja e cmimit do te behet per automobilin me kosto lejeje me te ulet.

KUJDESI I LAGJES / ANKETIMET PER SIGURIMIN E SHTEPISE / KUJDESI I MIREQENIES

Qellimi I programit the Kujdesit te Lagjes eshte per te zvogeluar kriminalitetin ne lagjet pjesemarrese duke zhvilluar komunikimin dhe lidhjet e mira midis komshinjve, policies, dhe lagjeve. Kapitenet e bllokut jane pergjegjes per te derguar nje reviste mujore. Kapitenet e bllokut jane, gjithashtu, te ftuar ne mbledhje qe zhvillohen dy here ne vit me qellimin per te sjelle idera te ndryshme per ndalimin e vagabondeve dhe krimineleve nga me te ndryshmit.
Ne nje Anketim Per Sigurimin E Shtepise, nje officer I policies takohet me banoret ose pronaret e biznesit, ne shtepine ose biznesin e tyre dhe diskuton menyra te ndryshme qe mund te behen per ndalimin e krimeve perpara se ato te ndodhin, duke rritur nivelin e sigurimit te shtepise ose biznesit te tyre. Gjate kohes qe oficeri I ben nje vizite nderteses, ai do te mbushe nje document anketimi per sigurimin e shtepive, I cili do ti jepet banorit ose pronarit te biznesit.

Programi I Kujdesit Te Mireqenies eshte per njerezit e moshuar, si dhe ata te paralizuar, te cilet jane regjistruar me agjensi te caktuara te cilat I kontrollojne te mesipermit ne menyre te shpeshte per te qene te sigurte se ata jane mire nga ana shendetesore. Agjensi qe marrin pjese ne kete program jane Qendra E Te Moshuarve te Addisonit(Addison Senior Center), Departamenti I Policise Se Addisonit, Zyra Postare E Addisonit, si dhe Shoqata Nacionale e Postiereve.

Agjensi te tjera informative:

Shkolla fillore e Distriktit 4 ( Elementary School District 88) | Shkolla e mesme e Distriktit 88 ( High School District 88 ) | Shkolla e mesme katolike Driskoll (Driscoll Catholic High School )
Addison Public Library | Addison Park District | Addison Township | Technology Center of DuPage
Northeast DuPage Special Recreation Association | DeVry University | College of DuPage